Përurohen 5 godinat e reja në “Qytetin Studenti”. Gjatë ceremonisë së përurimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë si dhe i Ngarkuari me Punë në ambasadën gjermane, tha se se ky investim ofron një realitet të ri për studentët.

Sipas kryebashkiakut, finalizimi i këtij investimi i shkon për shtat aspiratës “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, por edhe ritmit të bashkisë në mbylljen e projekteve.

Kryebashkiaku iu përgjigj edhe kritikëve në lidhje me kushtet, të cilat i cilësoi më të mira se në konviktet e Berlinit.

Tv Klan