“200 anëtarë të rinj i bashkohen PS në Njësinë 4”
Partisë Socialiste i janë bashkuar 200 anëtarë të rinj në Njësinë nr. 4 në kryeqytet. Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se PS po po i bashkohen të rinj të talentuar, që kanë ide për të ardhmen.
“Një nga gjërat që më ka shijuar më shumë në të gjithë këtë tur, është fakti sa çuna dhe goca të shkëlqyer janë bashkuar me PS. Si ka mundësi, u them kolegëve nga bindje të tjera, që të gjithë Presidentët e gjimnazeve janë me PS? Të gjithë studentët me 10-ta janë me PS. E di pse? Sepse i miri shkon te i miri, punëtori shkon te punëtori, i ndershmi shkon te i ndershmi, ai me zemër të madhe, shkon te tjetri me zemër të madhe.”
Sipas Veliajt, PS nuk mund të ndalë vrapin dhe rrugën e hapur drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Edi Rama sjell të gjithë liderët e Europës në Tiranë. Sekretari i Shtetit Amerikan erdhi në të njëjtin muaj me Presidentin Zelensky. Kjo qeveri dhe ky kryeministër na ka ngritur kokën lart, ne jemi nga ai vendi që po ndryshon jashtë mase dhe është bërë model për gjithë rajonin tonë. Teoritë e disave janë qesharake, është si t’i thuash Luiza Gegës: “O goce, boll me gjithë këto medalje.”
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës tha se teksa kundërshtarët politikë janë reduktuar në vetëm një dritare, kjo mazhorancë po hapet dhe bëhet e madhe çdo ditë e më shumë.
Tv Klan