‘Vendi nuk mund të përbaltet për fushatë”
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është rikthyer sërish çështjeve të përgjimeve lidhur më çështjen e Ndraghetës në Shqipëri.
Sipas Veliajt, janë sajesa ato që thuhen se Shqipëria është vend i mafiozëve.
“Shqipëria nuk mund të përbaltet për fushatë. Të thuash se Shqipëria është vendi i mafiozëve, të sajosh gënjeshtra për çdo tallagjar që flet në telefon, që fantazon gjëra që s’materializohen kurrë, që nuk kanë aplikuar dhe firmosur kurrë, do të thotë se je i dëshpëruar, kur bie kaq poshtë! Qëllimi ynë është të shkojmë lart dhe nuk i ngushëllojmë dot. Nuk është faji ynë që kishin 40 deputetë dhe i çuan në zero. Nuk është faji ynë që kishin 25 bashki, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që kishin mbi 1 mijë këshilltarë bashkiakë, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që s’janë ngritur ende nga gjumi. Kur je i falimentuar moralisht, nuk të ndihmojmë dot”.
Kryebashkiaku deklaratat i bëri gjatë dorëzimit të çelasve për 3 familje në Baldushk që u futën në banesat e reja, pasi më parë ishin shkatërruar nga tërmeti.
Tv Klan