Turi i mirënjohjes së socialistëve së kryeqytetit i drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u ndal në njësinë 3.
Në fjalën e tij, Veliaj i krahasoi protestat e opozitës përpara bashkisë të ngjashme me skenat e talebanëve.
“Ne do fitojmë në 2025-ën se Tirana do punë, jo goma që digjen. Vetëm Rithemelimi dhe talabanët djegin goma në 2024, nuk dinë te artikulohen, kjo është arsye se ata duhet të ndëshkohen me votë.”
Kryebashkiaku i Tiranës tha se PS pavarësisht sulmeve të opozitës ndaj çdo projekti, investimet do të realizohen.
Veliaj theksoi se PS është parti që promovon njerëzit e thjeshtë, duke i dhënë dhe poste të rëndësishme në drejtimin e shtetit.
Tv Klan