Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar me ambasadorin e parë të shteteve të Bashkuara në Tiranë Christopher Hill. Ky është diplomati që hapi ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytet dhe aktualisht është emëruar në Serbi.
“Kur Christopher Hill hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në vitin 1991, Tirana ishte kryeqyteti më i varfër dhe i izoluar i Europës. Që atëherë, Tirana ka ndryshuar dhe është modernizuar, duke u shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, Qyteti Europian i Sportit dhe në vitin 2025 do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës! Por, ajo çfarë nuk ka ndryshuar është mirënjohja e pafundme për miqtë e Shqipërisë, si Chris Hill dhe të tjerë, të cilët udhëhoqën erën e ndryshimeve pas komunizmit”, shkruan Veliaj.
Klan News
When Christopher Hill reopened @USEmbassyTirana in 1991, Tirana was the poorest and most obscure capital of Europe.
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 24, 2024
Tirana has changed and modernised – boasting European Capital of Youth, EuroCity of Sports and in 2025, Med Capital of Culture!
What hasn’t changed, is our… pic.twitter.com/4HTNXQIi3P