Kryetari  i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimi në kodrat e Liqenit Artificial, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për hapjen e sheshi “Skënderbej”.

Veliaj tha se sheshi do të hapet më 10 qershor dhe se këtë javë do të testohet shatërvani i vendosur në shesh, për të parë mënyrën e funksionimit.

Sheshi hapet një jave përpara zgjedhjeve parlamentare pas afro 12 muajsh që zgjaten punimet për kthimin e tij në një zonë pedonale./tvklan.al