Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan përballë njëri-tjetrit ishin dy vëllezër. Shkak është bërë një pronë, e cila ka çuar edhe në konflikt mes tyre.
Pas vdekjes, babai i tyre nuk la një testament, por duke qenë se Mynyri ishte kujdesur për të, vëllezërit dhe motrat menduan që t’ia dhuronin atij pronën.
Për këtë gjë u kujdes Fitimi, por në Gjykatën e Sarandës, ish-bashkëshortja e Mynyrit u shpreh se ajo i ka paguar 16 milionë Lekë ish-kunatit të saj për atë pronë. Fitimi shprehet se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai ka bërë kontratë dhurimi, jo kontratë shit-blerjeje.
Fitimi: Kush jam unë të zgjidh punët dhe problemet e vëllait, unë kam hallet dhe problemet e mia. Më kanë telefonuar për një dhurim pasurie nga prindërit e mi, se prokura ishte në emrin tim.
Eni Çobani: Po e ke dhe atë të dhurimit? Si e ke dhuruar, se unë këtu nuk kam që ke dhuruar gjë.
Mynyr: A dëgjove si të tha në gjyq, të kam dhënë lekë tha.
Fitimi: Dëgjo do ta shpjegoj.
Mynyr: Si ore më thua dëgjo. Të ka dhënë lekë?
Fitimi: Po nuk kam marrë lekë, o vëlla. Si kam marrë lekë?
Mynyr: Pse thotë ajo që të kam dhënë 16 milionë lekë?
Fitimi: Do ta shpjegoj dhe atë!
Eni Çobani: Çfarë veprimi ke bërë, se ke një prokurë të posaçme?
Fitmi: I kemi bërë si fëmijë dhurim, i kemi dhuruar tokën e babait Mynyrit.
Eni Çobani: Babai sa fëmijë ka?
Fitimi: 6 fëmijë. Jemi paraqitur në Gjykatën e Sarandës të gjashtë dhe kemi deklaruar që kjo është tokë e dhuruar dhe ngrihet zonja, ish-bashkëshortja e tij, dhe thotë unë i kam dhënë lekë këtij zotërisë, për mua, i kam dhënë 16 milionë lekë.
Mynyr: I ke marrë lekët apo jo?
Fitimi: Më fal, prit një minutë ore. Që të vërtetohet se nuk është vetëm kjo, unë me vëllezërit dhe motrat kam në debat, se nga deklarata e gruas që dëgjuan atje, thanë dhe besuan që ti ke marrë 16 milionë lekë dhe na detyrohesh ne lekë.
Eni Çobani: Pra kemi një pronë të babait, babai vdiq, nuk la asnjë testament, prona do t’i ndahej tërë fëmijëve. Sikundër ju hodhe qëparë ti Mynyrit, që mua nuk më pëlqeu, i the baba e ke patur, e ke patur për detyrë, për detyrë e keni patur edhe ju. Po ju jeni treguar të mirë dhe keni thënë mbasi vdiq babai, meqë ky e mbajti t’i dhuroni pronën.
Fitimi: Prandaj u mblodhëm si vëllezër dhe motra dhe thamë që këtë pasuri t’ia japim vëllait.
Eni Çobani: Në 2009 ke vajtur ti tek Thoma Kaçi.
Fitimi: Tek noteri!
Eni Çobani: Ke marrë prokurë nga tërë vëllezëtrit dhe motrat për t’i dhuruar pronën.
Fitimi: Për arsye se ishin të larguar dhe mos të vinin.
Eni Çobani: Në fakt ti nuk ke bërë kontratë dhurimi, ke bërë kontratë shit-blerje.
Fitimi: Atje ta shikojë noteri, për mua është kontratë dhurimi.
Eni Çobani: Si kontatë dhurimi me kontratë shit-blerje?
Mynyr: Ke marrë lekë ti ore?
Fitimi: Ka dallavere! Nëse unë kam marrë 16 milionë lekë të më tregojnë një mandat arkëtimi.
Eni Çobani: Zonja thotë që unë e kam blerë këtë pronë dhe të kam dhënë 16 milionë lëkë të vjetra.
Fitimi: Nëse ajo ka derdhur këtë lekë, ku është fatura?/tvklan.al