Aldrin Dalipi: “Në mbledhjen e sotme Këshlli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme, që lidhen me përdorimin e fondeve për ndërtimin dhe sistemimin e disa akseve rrugore në territor në përputhje me strategjinë kombëtare në këtë funksion. Kështu, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për zgjerimin, sistemimin dhe asfaltimin e plotë të rrugës Vlorë-Orikum. Kjo rrugë do të bëhet e njëjtë me pjesën tjetër të këtij aksi, që tashmë është vënë në shfrytëzim nga Orikumi në Dhërmi, pra deri tek Ura e Palasës, financuar nga buxheti i shtetit. Në funksion të saj, po sot, është marrë vendimi dhe për përfundimin e objektit, rrëshqitja në fshatin e Dukatit, që është pjesë e segmentit Orikum-Llogara.” /tvklan.al