Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut duket e pakënaqur nga vendimi i kryesisë së Partisë Socialiste për ti dhënë vetëm dy poste zv/ministrash në qeveri. Ligoraq Karamelo deputet i PBDNJ ka deklaruar se nëse në mbledhjen e saj, qeveria do ti lë kësaj partie vetëm dy zv/ministra atëherë marrëveshja e arritur për kualicionin për integrim rrezikohet.

Ligoraq Karamelo: “Pretendimet tona për pjesmarrjen në kualicionin e qeverisë kanë qënë më të mëdha. Ne kemi kërkuar përveç dy posteve që ne kemi pasur, edhe një të tretë, edhe një post prefekti dhe ajo që ne do të kërkojme nga Partia Socialiste është se javën e ardhshme ne do të nënshkruajm një marrëveshje dypalëshe për të konkretizuar dhe vendosur në rregulla loje kriteret që ne do të bashkëpunojmë me Partinë Socialiste. Pas disa muajve do të rishikojmë këtë marrëveshje, në qoftë se ajo nuk është zbatuar atëherë ne kemi të drejtë ta kontestojmë atë dhe të shikojmë qëndrimin tonë të mëtejshëm në koalicionin qeverisës.”

Ndërësa socialdemokratët duken të kënaqur me 3 zëvëndësministra, 1 prefekt dhe 1 drejtor në nivel politik.

Skënder Gjinushi: “Kryesia e partisë ka caktuar emrat dhe janë dërguar te kryetari i Partisë Socailiste, kryeministri.”

I kënaqur me zgjedhjen e Partisë Socilaite ka mbetur edhe kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, që i është lënë posti i zëvëndësministrit të Transportit dhe prefektura e Lezhës.

Paskal Milo: “Sigurisht siç thashë është faza e parë e zbatimit të marrëveshjes, tashmë të arritur me Partinë Socialiste, ne shpresojme që kjo frymë bashkëpunimi midis partnerësh për një qeverisje më të mirë do të vazhdojë në konkretizimin e etapave të tjera të marrëveshjes së arritur në parim.”/tvklan.al