Prokuroria kërkon dënimin me 15 vjet burg për Ylli Kelmendin për dy vepra penale. Në qershor të vitit të kaluar policia arrestoi këtë të pandehur duke e akuzuar se kishte plagosur rëndë një shtetas në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. Kelmendi ka mohuar të ketë kryer këtë vepër penale, ndërsa organi i akuzës edhe pas dëshimsë së vetë personit të plagosur i ka kërkuar gjykatës ta shpallë fajtor të pandehurin Kelmendi, ky i fundit ka qënë vetë një nga të plagosurit në atentatin që iu bë mikut të tij Fatmir Rama i njohur si “Miri i Xhikes”.
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar masën e arrestit me “burg pa afat” ish- drejtorit të Burgut të Rrogozhinës Arqile Velia. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një nga skandalet e lirimit të paligjshëm nga burgu të një të dënuari. Ai është Festim Xhani dhe ishte dënuar më 19 vjet heqje lirie për akuzën e vrasjes. /tvklan.al