“Dialog për implementimin, jo ndryshime të tjera”
Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar sa u përket ndryshimeve në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.
Drafti final nuk ka ndryshime nga opinioni paraprak që u publikua në 2 Dhjetor.
Sipas Venecias, autoritetet duhet të nisin pa humbur kohë zbatimin e Kodit Zgjedhor pa bërë ndryshime të tjera sepse vendi është pak muaj përpara zgjedhjeve.
Pas kërkesës së Presidentit Meta për të dhënë një mendim mbi ndryshimet e bëra në 5 Tetor në Parlament, Komisioni i Venecias thotë se ishin të nxituara, por tani apelon për dialog mes palëve.
Komisioni i Venecias thotë se ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore nuk pritet të ketë efekt të madh, por mund të jetë vendimtar në rast të një rezultati të ngushtë.
Komisioni apelon që palët të bëjnë një marrëveshje politike përpara zgjedhjeve për përkufizimin e “koalicionit” që do të marrë mandatin e kryeministrit.
Një tjetër rekomandim ishte kufizimi i të drejtës së kryetarëve të partive për të garuar në më shumë se 1 zonë zgjedhore.
Tv Klan