Dyqanet dhe transporti publik në të gjithë Venezuelën u mbyllën pasi tensionet janë ende të larta pas zgjedhjeve presidenciale dhe lajmeve për një valë arrestimesh në radhët e opozitës dhe mbështetësve të saj. Presidenti socialist, Nicolas Maduro, i cili qeveris që nga viti 2013, u shpall fitues i zgjedhjeve të së dielës, por opozita thotë se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez, mori më shumë se dyfishin e mbështetjes së Maduros.
Rezultatet zyrtare i dhanë atij 51% të votave, por një faqe në internet publikoi të dhëna të marra nga qendrat e votimit që nuk i jepnin atij më shumë se 30% të mbështetjes. Opozita doli në rrugë duke kërkuar më shumë transparencë, por qeveria këmbëngul se nuk rezultati nuk mund të dilte për një seri qendrash për shkak të një hakerimi me origjinë nga Maqedonia e Veriut pa dhënë ndonjë provë të mëtejshme.
Vëzhguesit amerikanë thanë se zgjedhjet nuk mund të konsideroheshin demokratike duke akuzuar për shkelje serioze në proces. Vetë Maduro hodhi poshtë të gjitha pretendimet duke përfshirë mundësinë e sanksioneve të reja ndaj SHBA-ve. Madje Maduro i shpalli luftë edhe kreut të Teslas, Elon Musk të cilin e akuzoi se me satelitët e tij kërkon të pushtojë Venezuelën. Për këtë ai e sfidoi shefin e X me një ndeshje brenda një kafazi, sfidë të cilën Musk e pranoi menjëherë.
Tv Klan