Lufta ruse në Ukrainë pritet të ketë ndikim edhe në zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen këtë të dielë në Kroaci.
Sondazhet parashikojnë marrjen e një mandati të dytë nga Presidenti aktual, Zoran Millanoviç, i konsideruar si Doland Trampi kroat për shkak të një stili të ngjashëm në të komunikimin publik.
Socialdemokrati pritet të marrë mbi 37% të votave, kundrejt rreth 20% të rivalit të tij kryesor, Dragan Primoraç nga Unioni Demokratik i Kryeministrit, Andrej Plenkoviç.
Mes 6 kandidatëve në garë, këta të dy pritet të përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e 12 Janarit, që do të përcaktojë kreun e shtetit kroat për 5 vitet e ardhshme.
Millanoviç është një tjetër politikan kritik ndaj qasjes së Bashkimit Europian dhe NATO-s në Ukrainë. Ai është kundër ndihmës ndaj Kievit, duke argumentuar se lufta e Ukrainës nuk i përket vendit të tij.
Tv Klan