Vepra “Sonete” e gjuhëtarit dhe eruditit të pa përsëritshëm të letrave shqipe e Eqerem Çabej u nderua me çmimin kombëtar të bibliofilisë “Lumo Skëndo”.
Certifikata e këtij çmimi të përvitshëm iu dorëzua të bijës së profesor Çabej, Brikena Çabej. E cila prej vitesh boton veprat e gjuhëtarit të madh nën siglën botimet Çabej.
Blerina Çabej: “Ndjej një kënaqësi të madhe që ky botim që në të vërtetë është një botim i rrallë për Shqipërinë, për cilësinë që ka, për përpjekjet që janë bërë, vlerësohet sot jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Nuk është se këto lloje botimesh janë të shpeshta, janë botime shumë të rralla. Botime po themi të bëra si para luftës së dytë botërore me beze, me stampim në thellësi me ar, kështu janë çik precioze.”
Më parë ministri i Kulturës Ardian Turku theksoi, se libri mbetet një nga shtyllat e kulturës shqiptare.
Ardian Turku: “Editoria shqiptare tashmë ka hyrë në një fazë të re duke shënuar një fluks të madh botimesh, si edhe një nivel të lartë profesional. Në sinkron me këto dukuri zhvillimi, emancipimi vëmendja e vlerësimi për botuesit vjen, si një domosdoshmëri e kohësh për të përmbushur njëherazi atë zbrazëti të krijuar në vitet e mëparshme.”
Tre botimet më të rëndësishme që u diskutuan për çmimin e bibliofilisë 2008 ishin një nga botimet françeskane, botimet Kokona dhe ai Sonete i Çabej./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani