Në Los ANXHELOS njerëzit mund të shikojnë nga afër fustanin e Barbie dhe kostumet e aktorëve të “Oppenheimer” dhe “Poor things”
Veshjet e të nominuarëve për Oscars tanimë janë shfaqur në një ekspozitë ku njerëzit mund t’i shikojnë ato më nga afër, jo vetëm nëpërmjet ekranit.
Në muzeun ASU FIDM të Los Anxhelosit, puna e pesë kostumografevë të nominuar për Oskar, duke përfshirë “Barbie”, “Oppenheimer” dhe “Poor Things”, janë ekspozuar në një ekspozitë të re, duke i lejuar vizitorët të mësojnë për mjeshtërinë e tyre në çdo veshje.
“Pra, secili prej këtyre filmave është kaq i ndryshëm. Ne kemi kostume vërtet fantastike dhe gjithashtu kemi shumë filma historikë këtë vit. Kështu që unë mendoj se do të jetë një garë vërtet interesante.”
Sipas Frank kostumet janë me të vërtetë një pjesë integrale për personazhet dhe shikuesi me të vërtetë e ndjen këtë.
“Pra, mendoj se kur shikon kostumet, vërtet ndihesh i emocionuar se kush është Barbie. E dini, si mund të ndjeheni kur shikoni veshjen që Napoleoni përdori për kurorëzimin. Në të njëjtën mënyrë shikuesi arrin të vlerësojë se kush është stilisti i duhur filmi i duhur, regjisori i duhur që e bashkon me të vërtetë historinë.”
Dizajnerët e kostumeve të nominuar për Oskar të këtij viti përfshijnë Jacqueline Durran për “Barbie”, Ellen Mirojnick për “Oppenheimer”, Jacqueline West për “Killers of the Flower Moon”, Holly Waddington për “Poor Things” dhe Janty Yates dhe Dave Crossman për “Napoleon”.
Për shumë njerëz të cilët vizitojnë këtë muze, është një emocion shumë i madh.
“Jam shumë i emocionuar që pashë veshjen e Barbie nga afër, kundrejt në ekran. Është shumë bukur ta përjetosh këtë gjë këtu.”
Muzeu ASU FIDM është pjesë e Institutit të Modës të Dizajnit dhe Tregtisë së Los Anxhelosit (FIDM).
Klan News