Vendimi për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedjas, si kryetar i Gjykatës Kushtetueses pas procesit të Vetting-ut, nuk është ende përfundimtar.
Përmes një njoftimi për mediat, mësohet se juristët e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë kërkuar ankimimin e vendimit duke dhënë informacione të tjera për gjykatësin e Kushtetueses.
Para datës 28 Korrik, Komisionerët Publikë do të marrin një vendim nëse do të ankimohet apo jo konfirmimi në detyrë për Bashkim Dedjan.
Tv Klan