Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Drejtuesit e kongresit të autoriteteve lokale të Këshillit të Europës, kanë bërë thirrje që dialogu politik, për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 24 Qershorit, të zhbllokohet. Presidenti i këtij institucioni Kutre Kasas, ftoi partitë e opozitës, të mos bojkotojnë komisionet lokale të votimit.

Vëzhguesit evropian, shpresojnë që forcat politike, të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror Zgjedhor, në verifikimin e listave të votuesve. Sipas drejtuesve të këtij delegacioni, KQZ ka dhënë garanci që listat paraprake të votuesve do të shpallen brenda datës 15 Prill. I pyetur, se a është kohë e përshtatshme për vëzhguesit evropian, zhvillimi i raundit të dytë të votimeve më 8 Korrik, Kutre Kasas tha, se Trojka, BE, KE, PE, do të sigurojë vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pavarësisht nga periudha e pushimeve verore./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame