Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së Dielës në Durrës. Mësohet dy mjete tip “Volkswagen Golf” u përplasën ‘kokë më kokë’. Nga goditja, njëri prej mjeteve përfundoi në kanal, ku ndodheshin edhe dy minorenë.

“Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga”, njofton Policia.

Fatmirësisht, nuk pati viktima, ndërsa të gjithë të përfshirët janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Aksidenti ndodhi në zonën e ish-Kënetës pranë kampusit të UAMD-së, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

/tvklan.al