Fotoja që shpërndau kohë më parë kryeministri Edi Rama me motrat Greta dhe Eni Koçi u bë virale në rrjetet sociale, kjo pasi Greta ka mbështetur hapur Partinë Demokratike. Por, ka qenë Eni ajo që ka sqaruar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” se me kryeministrin janë takuar rastësisht dhe nuk ka të bëjë me bindjet e tyre politike.

“Do të përgjigjem seriozisht. Për mua pak rëndësi kanë bindjet politike. Rastësisht e kemi takuar zotin Rama dhe kam konsideratë shumë të lartë për të. Nuk na ftoi dhe nuk e ftuam në dyqan. Unë nuk kam në plan t’i futem politikës”, tha Eni. 

Mamaqi e pyet për operacionet plastike

Mamaqi kishte të ftuar sot në emision këngëtaren Eni Koçi të cilën e pyeti  për operacionet plastike teksa me humor i tha se ka rimodeluar gishtat e këmbës.

Ka njerëz që thonë se ke 6 gishta nga këmba e majtë”, tha Mamaqi. Ndërkohë që këngëtarja po ashtu me humor tha se nuk i heq dot çizmet për ta vërtetuar këtë.

“Unë do të doja shumë t’i hiqja çizmet dhe t’ju tregoja, por nuk i vesh dot më se më kanë ndihmuar 3 goca për t’i veshur. Por, të meresh me llafet e dynjasë nuk mbaron dot kurrë”, tha këngëtarja.

Eni Koçi “tallet” me moshën e Gretës

Mosha e këngëtares Greta Koçi është kthyer tashmë në batutë. Por, Eni Koçi duket se e përdor me mjaft humor batutën se motra e saj është 16-vjeç.

Mamaqi pyeti Enin se si ndihej që motra e saj e madhe është më e vogël se ajo. Këngëtarja tha se fatkeqësisht ka filluar të rritet, ndërkohë që motra e saj Greta është ende 16-vjeç.

“Ka arritur një fazë që ne nuk e dallojmë as diferencën në moshë. Por, ndonjëherë kur e teproj ma kujton që është 5 vite më e madhe se unë. Unë kam filluar të rritem fatkeqësisht, Greta akoma është 16 vjeç”, tha Eni.

Eni Koçi flet per lidhjen me Genc Prelvukajn 

Prej kohësh po përflitet në rrjetet sociale se këngtarja Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në një marrëdhënie. Por, këngëtarja Eni Koçi përmes emisionit “Xing me Ermalin”, evitoi pyetjen teksa i tha drejtuesit të emisionit se kur të martohet do ta bëjë dasmën tek “Ami Event”.

“Ky është fenomen që ndodh me të gjithë këngëtarët që bëjnë bashkëpunime. Unë do të them vetëm kaq që ditën që do të martohem dasmën do ma bëjë “Ami event”. Genti kishte një projekt, mua më pëlqeu dhe u bëra pjesë e këtij projekti”, tha Eni. /tvklan.al