Ndërsa në këto ditë të izolimit thuajse në të gjithë globin janë bërë të njohura kolazhet muzikore të artistëve të ndryshëm, kryesisht dedikuar mjekëve, një tjetër dedikim vjen për mësuesit.

Janë fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër drejtuar nga Kujtim Aliaj, të cilët si një dedikim për mësuesit kanë sjellë të kënduar në një kor në distancë, Himnin e Flamurit, që në fakt në shkollat shqiptare është detyrim për t’u kënduar çdo të hënë para mësimit. Kjo është hera e parë që himni realizohet me zërat e fëmijëve./Opinion.al