Në puntatën e fundit të emisionit “Stop” për këtë sezon u transmetuan pjesët më kulmore në studio, ku të qeshurat dhe humori kanë qenë të papërmbajtshme.

Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj kanë “thumbuar” Onin që nuk ecën në tokë, por zhvendoset duke fluturuar dhe duke u kapur nëpër perde me thonj.

Më pas u transmetua denoncimi i qytetarit të emocionuar pasi i kishte humbur pela e tij e kuqe, për të cilën i ishte drejtuar edhe policisë e prokurorisë.

Trafiku në Tiranë është kthyer në stres për të gjithë, por në studion e emisionit “Stop” u trajtua me humor.

Qeveria gjatë këtij viti nxorri një VKM që detyronte punëdhënësit t’i japin drekën punonjësve ose shpërblim në natyrë./

tvklan.al