Këto pamje të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një “tren fantazmë” mbërrin në një stacion hekurudhor në Kinë.
Stafi i sigurisë shtangu kur vuri re siluetën e një treni, i cili mund të dallohej në kamerat e sigurisë së stacionit Bataou, të shtunën e shkuar. Në to treni shfaqet teksa ndalon në platformë dhe pret për rreth 20 sekonda përpara se të niset sërish.
Përdoruesit në internet thonë se “treni fantazmë” ndaloi për të marrë “pasagjerë” dhe se i dërgon ato në një “univers paralel”.
Siç shkruan “The Sun”, videoja e çuditshme u postua në YouTube, më 10 Mars. Ajo është parë më shumë se 18 mijë herë dhe shumë prej përdoruesve në internet kanë teori të ndryshme se për çfarë mund të bëhet fjalë.
Disa thonë se është refleksioni i një treni tjetër, e të tjerë se është një regjistrim i keq… e vërteta mbetet mister.
/tvklan.al