Ndoshta do të habiteni po të mësoni se planeti është plot me fantazma. Jo, nuk bëhet fjalë për shpirtrat e të vdekurve, por specie të zbehta, të ndrojtura që kanë marrë emrin e simbolit të Hallouinit.
Kjo festë është një mundësi për të treguar biodiversitetin e natyrës së mrekullueshme dhe të pafundme të planetit tonë përmes gjallesave ‘fantazmë’ të tij.
Lakuriqi fantazmë i natës
Lakuriqi fantazmë i natës është më i madhi në Australi dhe i vetmi lakuriq mishngrënës në kontinent. Ata jetojnë në shpella dhe miniera të vjetra, dalin natën për t’u gostitur me insekte, bretkosa, zvarranikë të vegjël, zogj dhe lakuriqë të tjerë, të cilëve ua thërrmojnë kockat me dhëmbë. Këta gjitarë të zbehtë duken të frikshëm, por trupat e tyre janë pak më të mëdha se pëllëmba. Konsiderohen specie e rrezikuar nga zhdukja dhe ky është tmerri i vërtetë.
Gaforrja fantazmë
Gaforrja fantazmë është e zakonshme. Jetojnë në plazhet tropikale dhe subtropikale të planetit dhe largohet kaq shpejt sa të humbet nga sytë. Janë shumë të zbehta dhe prandaj mezi dallohen në rërë, aktivizohen gjatë natës dhe s’duken njësoj si… fantazmat. Këto gjallesa bëjnë zhurma kërcëllitëse me këmbët dhe shtrëngon dhëmbët në bark për të hungërirë. Disa mund edhe të ndryshojnë ngjyrë për t’u kamufluar.
Peshkaqeni fantazmë
Në thellësitë e errëta dhe të ftohta të oqeanit gjenden shumë gjallesa të panjohura por ndër më të çuditshme janë kimerat ose peshkaqenët fantazmë. Në të vërtetë, janë një lloj peshku kartilogjen që ka lidhje të afërta me peshkaqenët dhe peshqit e sheshtë. Gjenden kryesisht në ujërat e thella të oqeaneve përveçse në ato polare. Këto gjallesa duken shumë të frikshme në pamje, por nuk janë të dëmshme nëse nuk je krustace apo yll deti.
Flutura fantazmë e natës
Ka një mori fluturash nate që iu referohen kështu, por ajo më tipikja është Hepialus humuli e cila është endemike në Europë. Meshkujt janë të bardhë si fantazmë ndërsa femrat kanë ca detaje të arta ndaj mendohet se emri i tyre vjen prej të parëve pasi fluturat e bardha, sipas mitologjisë dhe legjendave lidhen me shpirtrat e të vdekurve.
Bretkosa fantazmë
Kur e sheh për herë të parë, nuk ka asgjë të lidhur me fantazmat në këtë specie që i përket familjes Heleophrynidae e cila është endemike në Afrikën e Jugut. Nuk dihet as pse quhet bretkosë fantazmë dhe disa thonë se ndoshta mund të jetë pasi gjendet në Grykën e Skeletit, por askush s’është i sigurt për këtë. Pjesën më të madhe të jetës e kalojnë në ujëra të rrjedhshëm dhe çiftëzohen kur hëna është e plotë. Ndoshta kanë një lidhje me njerëzit-ujq?
Oktapodi fantazmë
Ky oktapod s’ka ende një emër shkencor. Është zbuluar në vitin 2016 në thellësinë 4000 metra dhe shkencëtarët nuk kanë të dhëna, ndaj s’është përcaktuar cilës familje i përket. Megjithatë, e kanë quajtur Kasper si fantazma e famshme për shkak se është i lezetshëm, i zbehtë dhe i tejdukshëm si ai. Ky oktapod i bën vezët në majat e sfungjerëve të vdekur të detit që rriten në fund të oqeanit. Më pas, lidhet pranë tyre për t’i mbrojtur. Kjo është normale për oktapodët sepse nëna vdes për të mbrojtur vezët duke vdekur urie që ato të mbijetojnë. Pra duket se oktapodët janë fantazma pasi janë shpëtojnë nga sakrifica e prindërve.
/tvklan.al