Sportistja Klodiana Shala, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, deklaroi se i ka kërkuar një nder kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Edhe pse nuk është simpatizante e Partisë Socialiste, sikurse pohoi dhe vet, Klodiana Shala i ka kërkuar Veliajt që t’u mundësojë strehim dy sportistëve të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Bëhet fjalë për sportistët Seit Prizreni dhe Genc Lugjaj.

(Minuta 02:33)

“Unë dihet që nuk jam me Partinë Socialiste. Dhe mbrëmë i kam shkruajtur Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i kam thënë unë dua dy shtëpi për dy sportistë. Njëri që është nënkampion bote në mundje Seit Prizreni dhe tjetri që është Genc Lugjaj, kampion prej 25 vitesh që është duke i rënë çatia të shkretit dhe një fukarallëk i paparë. Sepse dihet, ne sportistët nuk është se jemi vlerësuar kurrë.

Dhe më ka shkruajtur dhe më ka thënë “Klod, të kam shumë xhan dhe të pres”. Dhe i thashë sapo të mbaroj te Rudina do vij tek ty, por do vij bashkë me personat dhe dua çelësat. Se përndryshe, i kam thënë, do dal prapë te Rudina dhe do them që t’i nuk e ke bërë këtë gjë”

, u shpreh sportistja e njohur.

Klodiana Shala foli edhe për pasionin e saj të fshehtë, që është të ridizejnojë mobiljet e shtëpisë. Ajo punon vet drurin, për të cilin thotë se e bën me pasion dhe dashuri.

“Një shtëpi dua ta bëj ashtu siç kam dëshirën time, qejfin tim dhe thashë të gjitha gjërat e shtëpisë do t’i bëj këtu. Mua më pëlqen të ndryshoj perdet, tapetin, kolltuqet. Po në pamundësi për të ndryshuar kolltuqet, sepse dihet që nuk jemi në atë stad, ndërroj copën. Heq një krah, e spostojmë krahun dhe duket sikur ke bërë diçka të re, ndërkohë është ajo e vjetra. Dhe pse ne duhet t’i hedhim gjërat? Abolutisht neve i mbajmë, por i sistemojmë dhe i rregullojmë vet”

, thotë Klodiana.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Përmes një video-mesazhi, Albert Dumani e falenderoi Klodiana Shalën për këshillat që i kishte dhënë kur stërvitej në palestrën e saj.

“Përshëndetje shpirto, meqënëse ne kështu i themi njëri-tjetrit. Unë të falenderoj shumë, të uroj gjithë të mirat, kampione ke qenë, kampione do mbetesh. Orët me ty në palestër kanë qenë frytdhënëse, kanë qenë të bukura dhe me shumë qejf. Unë i kam shijuar pa fund ato orë që kaloja tek palestra jote, dhe sidomos për orët që bënim tek orët e tiareksit. Të përqafoj fort”,

ishte Albert Dumanit, drejtorit të Programacionit në Tv Klan.

/tvklan.al