Aktori i humorit Agron Llakaj pranoi sot në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan se disa kohë më parë ka bërë ndërhyrje me botoks.
Llakaj rrëfeu me shaka se nuk ka njohur veten në pasqyrë pas botoksit, pasi vetullat i ishin ngritur shumë lart.
“Une një botoks provova i varfri dhe kur dola në pasqyrë nuk njoha veten, ia bëra uau. Më kishin ikur vetullat lart dhe s’kisha nevojë të lodhesha për t’i ngritur për të bërë Sali Berishën se ishin gati”, tha Llakaj. /
tvklan.al