Disa javë më parë aktori i humorit Agron Llakaj dhe bashkëshortja e tij Kostandina fituan betejën me Covid-19. Ai është shprehur se e kanë kaluar lehtë këtë infeksion dhe me ndihmën e mjekëve dhe vajzës së tyre Alkidës ata ia dolën mbanë.
Ditën e sotme Llakaj ka publikuar një foto në Instagram me familjen e tij dhe i uron bashkëshortes ditëlindjen me fjalë shumë të ngrohta dhe të bukura. Në foto shihen të dy përkrahë nipërve dhe mbesës së tyre.
“E si mund të fillojë Dhjetori ndryshe?! Në ditëlindjen tënde shumë urime zemre, e dashur Kostandina ! Për buqetë zgjodha këtë foto ,kanë gjithë freskinë dhe bukurinë e luleve me aromë biri, Adea, Teos dhe Brus. Gëzofsh dhe për 100! Nuk festojmë dot siç do dëshironim, por do pimë dolli zemre e dashurie, le të dehemi ! Gëzuar Kostandina 60-vjetorin”, ka shkruar Agron Llakaj. /tvklan.al