Mbrëmjen e së premtes, SpaceX lëshoi raketën më të fundit, duke shkaktuar jo pak panik në jug të Kalifornisë dhe Arizonës.

Falcon 9 u lëshua nga Baza Ajrore Vandenberg, rreth orës 17:30 me orën lokale dhe është i fundit që lëshohet në hapësirë për këtë vit nga Space X. Kjo raketë përmbante 10 Iridium, satelitë komunikimi që u depozituan në hapësirë.

Ndonëse një procedurë rutinë për kompaninë e eksplorimit të hapësirës, ai fundit ofroi një pamje mahnitëse në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raketa përshkroi qiellin amerikan gjatë orëve të mbrëmjes duke lënë nga pas gjurmë të një drite të bardhë që dukej si një skenë filmi fantastiko-shkencor.

Duke mos e ditur se çfarë ishte, shumë njerëz iu drejtuan Twitter-it për të dalë në konkluzione. E padyshim, pushtimi alien ishte teoria më popullore.

Të tjerë u shqetësuan, duke iu druajtur një sulmi nga Koreja e Veriut.

Sipas

DailyMail,

më shumë se 130 persona njoftuan emergjencën për incidentin, duke shkaktuar reagimin e autoriteteve që sqaruan se për çfarë bëhej fjalë.

/tvklan.al