Ky është momenti kur ish-Presidenti Ilir Meta përcillet nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Ai është shoqëruar në furgonin e policisë nga disa efektivë. Ndërkohë jashtë ambienteve të policisë ishin disa simpatizantë të tij të cilët i kanë shprehur mbështetjen teksa ai kalonte me makinën e policisë.

Mësohet se Meta ka qëndruar 90 minuta në ambientet e Policisë së Tiranës. 30 minutat e para ai ka qëndruar vetëm me oficerët e Policisë Gjyqësore ndërsa më vonë i është bashkuar avokati i tij ku ka qëndruar 1 orë. Aty i janë komunikuar akuzat dhe masa e sigurisë.

Meta do të qëndrojë mbrëmjen e sotme në bllokun e sigurisë deri kur të dalë para gjykatës.

Kujtojmë se Ilir Meta u arrestua në hyrje të Tiranës këtë të hënë teksa kthehej nga Kosova. Ndaj tij ka tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. 

Ndërkohë ish-bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi është lënë në detyrim paraqitje nga SPAK. Masë sigurie ka edhe për dy persona të tjerë, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun./tvklan.al