Bojken Lako është një nga kantautorët më të veçantë të muzikës shqiptare. Inovativ, gjithmonë me atë nuhatjen ndryshe për të bërë muzikë dhe art, Lako prej vitesh tashmë i dhuron muzikës shqiptare këngë unike, të cilat ka vendosur t’i sjellë në një koncert recital në muajin Maj. Por krahas këtij projekti, Lako përkujtoi edhe babain e tij, aktorin e madh Bujar Lako.

“Unë jam shkëputur nga regjia, por mendoj se mund të bëj shumë mirë teatër, por duhet të shkëputesh nga çdo gjë për ta bërë. Mbaj mend shfaqjen e vetme që kam punuar në teatër, “Ditë Vere” në vitin 1998. Kjo është shfaqja ku kam bashkëpunuar me babain tim dhe me profesor Robert Ndrenika. Kam kujtime shumë të bukura. “Paraja nuk është gjithçka” ka qenë një nga këshillat e tij, që unë e mbaj mend. Në aspektin profesional më ka dhënë shumë këshilla, më orientonte”, 

tha Lako.

/tvklan.al