Kjo është situata e plehrave në Patos. Ato depozitohen në anë të rrugës dhe më pas digjen, duke përhapur tym dhe duke çliruar në natyrë gazra të dëmshme për shëndetin e njerëzve.
Pamjet që shihni u dërguan nga qytetarët në rubrikën
“Kallëzo
“, në
tvklan.al
.
Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë. Ata thonë se ky problem vijon prej shumë kohësh, e pavarësisht se e kanë ngritur si problematikë askush nuk ka ndërhyrë.
/tvklan.al