Pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve tashme është funksionale një zyre qe mbledh denoncimet e rasteve te evazionit fiskal apo akteve korruptive ne këtë sektor.
Për këtë qellim është vene ne dispozicion një linje falas telefonike 0800 14 14. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve, Artur Papajani, tha se mirëpriten denoncimet si nga ana e tatimpaguesve, ashtu edhe nga qytetaret.
Artur Papajani: “Me anë të bërjes publike sot të numrit të gjelbër, 0800 14 14, i krijoi mundësi të gjithë tatimpaguesve që hapur të denoncojnë çdo lloj rasti të evazionit fiskal që ata shohin që i shtrembëron në aktivitetin e tyre të ndershëm. Garantojmë të gjithë njerëzit, të gjithë ata që do të telefonojnë për ruajtjen me fanatizëm të matjeve të tyre.”
Gjithashtu denoncimet mund te kryhen edhe me ane te letrave apo emailit. Ndërkohe i pyetur ne lidhje me ecurinë e mbledhjeve te detyrimeve tatimore Papajani tha se plani për 6 mujorin është realizuar sipas parashikimeve.
Artur Papajani: “Gjashtëmujori i këtij viti mbyllet me 100.1% dhe muaji Qershor administrata tatimore shqiptare ka grumbulluar kundrejt vitit të kaluar, 11.4% të ardhura më tepër, 1.2 miliard më tepër lekë”./tvklan.al