Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet vijojnë normalisht. Në një njoftim ditën e sotme thuhet se janë shënuar vetëm disa vonesa të vogla.
“Vijojnë fluturimet normalisht nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Shënohen disa vonesa të vogla gjatë ditës së sotme dhe për çdo ndryshim, ju lutemi vizitoni oraret në kohë reale tek www.tirana-airport apo kontaktoni kompaninë ajrore të udhëtimit. Faleminderit kush punoi dhe rrugë të mbarë kush udhëton”, thuhet në njoftim.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, pista e aeroportit qëndroi e mbyllur për shkak të stuhisë së dëborës./tvklan.al