Erla Mëhilli: “Sot Edi Rama me dëshpërim të thellë duket se po konsideron  të tërheqë partinë e tij nga debatet publike me PD-në . Kjo pasi ai vlerëson se dështimet e një pas njëshme në debate të përfaqësuesve të rinj të politikës së re dhe të vjetër po i shkaktojnë rënie të mëdha PS-së në opinion. Kështu pasi tërhoqi nga debatet ekipin e të rinjve të përbërë nga aleatët e tij të 99, serviri me dështim ekipin e dikurshëm Ruçi-Cani dhe tani thuhet se ka vendosur të gjejë pretekste për tu tërhequr përfundimisht nga debatet. PD-ja deklaron se ky është një vendim i pa precedentë në listorinë 19 vjeçare të pluralizmit politik. Debati me kundërshtarin është një detyrim që politikanët kanë përpara shoqërisë.  Ndaj PD-ja e konsideron këtë akt si një akt burracaku të dëshpëruar. Përsa u përket sondazheve, sondazhet e vërteta e nxjerrin PD-në 18-22 pikë para PS-së, sondazhi që ti i referohesh janë sondazhe të përgatitura në televizionet e kryetarit të PS-së. Preteksti që PS-ja nuk do të marri më pjesë në parlament janë kartat e ID, ky është thjesht një pretekst, arsyeja e vërtetë është shmangia nga ballafaqimi për çështjet e lejeve që ai po i jep Alban Eftimit.”

Eduard Shalsi: “Kemi vendosur të hapim gjyq me Cekën, Palokën dhe në vijim me cilindo shpifarak tjetër profesionist që do të ndotë mjedisin e debatit publik vetëm e vetëm për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur nga korrupsioni, të kalbur nga dështimet. Përralla e 30,40 lejeve të Delijorgjit që këta tregtarë, këta prodhues gënjeshtrash, thonë duhet provuar në gjykatë dhe le të shkojnë ta provojnë në gjykatë. Ndërkohë që Sali Berisha le të dalë dhe tua thotë të vërtetën  familjarëve të viktimave të Gërdecit për lidhjet e tij me atë fabrikë dhe të mos kujtojë se duke sulmuar bashkinë e Tiranës, duke u marrë me lejet e bashkisë së Tiranës do të mund të fshehë dorën e atij që ndërtoi fabrikën e Gërdecit dhe hodhi në erë atë popull të pafajshëm.”/tvklan.al