Nismës se Bashkisë së Tiranës për të mbjellë sa më shumë pemë në kryeqytet, po i bashkohen çdo ditë qytetarët.
Në saj të këtij kontributi së bashku me kryebashkiakun Veliaj, zonës së amfiteatrit në Liqenin Artificial ju shtuan disa peme te reja.
Veliaj, theksoi se falë punës së bërë jo vetëm me gjelbërimin, por edhe me sistemimin dhe rikonstruksionin e gjithë Parkut të Liqenit Artificial, ai është kthyer në vendin më të preferuar të qytetarët, por edhe për artistët, që tashmë kanë një hapësirë dinjitoze për të bërë koncerte në natyrë.
Ndaj, ai ftoi të gjithë artistët që të mbjellin pemë dhe të bëhen pjesë e angazhimeve artistike në Amfiteatrin i Liqenit.
Tv Klan