Zgjidhet ngërçi i krijuar prej 2 muajsh në Fakultetin e Drejtësisë. Duke filluar nga nesër studentët do të zhvillojnë mësimin në shkollën e mesme “ Petro Nini Luarasi”. Urdhri është marrë nga Ministria e Arsimit. Më herët studentët e akuzuan Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni se nuk po ndërhynte për të zgjidhur situatën, edhe pse neni 5 i ligjit për Arsimin e Lartë dhe neni 34 i statutit të Universitetit të Tiranës e ngarkon atë me përgjegjësi ligjore që të kërkojë ndërhyrjen e policisë për të liruar mjediset e fakultetit nga studentët që kanë bllokuar mësimin.
“Takimi me dekanin kanë qenë të shpeshta të rregullta dhe mikpritëse, ndryshe nga ajo që ndodh me Rektorin që shkon në zyrë dhe nuk gjendet, rektor konin e merr dekani në telefon dhe nuk përgjigjet, e fik telefonin, dhe e vetmja është të kontaktojmë me MAS për të gjetur një ambient alternativ”.
Jo vetëm dekanit, por Rektori Koni nuk iu përgjigj askujt se perse nuk po e zgjidhte ngecin.
Ashtu si një ditë më parë edhe këtë të martë ne kemi tentuar gjatë gjitëhkohës që të lidhemi me Rektorin e Universitetit të Tiranës , z. Mynyr Koni, por ka qenë e pamundur. Thirrjet telefonike kanë qenë të bllokuara”.
Siç e patë, Rektori sapo doli nga zyra dhe refuzoi ti përgjigjet pyetjes se përse nuk i jep zgjidhje situatës së krijuar në Fakultetin e Drejtësisë, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar ambientet e bllokuara .
Studentët që kanë bllokuar procesin mësimor thonë se nuk do të tërhiqen.
“Ne do vijojmë të qëndrojmë brenda ambiente të fakultetit, nuk tërhiqemi”.
Po nëse pjesa tjetër zhvillon mësim, ju çfarë përfitoni?
“Ne do qëndrojmë dhe madje do na bashkohen edhe studentët tëtjerë nga fakultete të tjera”.
Pjesa tjetër e fakulteteve vijon normalisht mësimin. Studentët kanë paralajmëruar se do ta padisin Rektorin Mynyr Koni për shpërdorim detyre, pasi në bazë të ligjit vetëm ai mund t’i kërkonte policisë të ndërhyjë për të liruar ambientet e bllokuara.
Tv Klan