Vijon ende operacioni i policisë për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK për arrestimin e personazheve të njohura të botës së krimit të përfshirë në vrasje dhe përgatitje atentatesh.
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë të ditur se numri i personave në kërkim ka shkuar në rreth 50, ndërsa autoritetet po vijojnë kontrollet në terren për kapjen e tyre.
Operacioni i nisur një ditë më parë është shtrirë në të paktën 5 qytete, nisur nga Tirana, Kruja, Lezha, Shkodra dhe Vlora.
Ndërkohë që autoritetet po komunikojnë edhe me strukturat homologe të vendeve të Bashkimit Europian, ku besohet se fshihen një pjesë e personave të shpallur në kërkim.
Hetimet e SPAK janë vijim e të ashtuquajturës dosja Metamorfoza dhe ka bazë komunikimet e këtyre personazheve në rrjetin e enkriptuar SKY.
Tv Klan