Çmimi i naftës ka vazhduar të rritet duke thyer rekordet më të larta të vitit.
Në bursën amerikane dhe në atë aziatike ari i zi u shit për 78 dollarë për fuçi.
Ky është çmimi më i lartë i arritur këtë vit dhe që ka ardhur si pasojë e rritjes së kërkesave për karburante dhe dobësimit të dollarit në bursën e Nju Jorkut.
Kartëmonedha amerikane ndërkaq ka rënë ndjeshëm në raport me atë evropiane. Një euro në tregun valutor ndërkombëtar u këmbye me 1.49 dollarë.
Zhvlerësimi i dollarit është një ndër faktorët e rritjes edhe të çmimit të floririt që vazhdon të thyejë rekorde më vete.
Çmimi i arit në Bursën e Londrës rrënoi vlerën rekord të vendosur para një jave. 1 … ose 31,1 gramë arë u këmbye me një çmim prej 1065 dollarësh.
Dobësimi i kartëmonedhës së gjelbër e bën kështu arin më të lirë për investitorët duke çuar në rritjen e kërkesës dhe të çmimeve, çka për analistët përbën një hap tjetër në rimëkëmbjen ekonomike./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle