Lajme Arkiva 2003

Vili Minarolli funksionari i lartë i Partisë Demokratike ka akuzuar sot Bashkinë e Tiranës në lidhje me disa investime të bëra në zonën e bregut të lumit.

Vili Minarolli: Jam këtu së bashku me dy njerëz të nderuar që Rama i quajti kriminel. Sa për t’ia bërë të ditur në breg të lumit nuk as kriminel dhe as krime, ka ca hajdut ordiner që Edvini dhe Ulqini na i kanë punësuar në dogana apo në policitë e Tiranës. Publikisht i bëj thirrje Edvinit të pijë me orar ilaçet dhe t’ia dorëzoj oborrin me fushat që ka bërë dhe me dushet moderne, shkollës. Sepse është pronë e tyre.

Ndërsa disa orë pas kësaj deklarate është kundërpërgjigjur numri dy i Bashkisë së Tiranës Mimi Kodheli. Ajo ka thënë se prononcimi i zotit Minarolli është shpifje dhe se për këtë do të bëjë denoncim në gjykatë.

Mimi Kodheli: Duke shprehur që në fillim keqardhjen tonë për shpifjen dhe këmbënguljen në shpifje të zotit Vili Minarolli, sqarojmë se terreni sportiv i shkollës në bregun e lumit e ndërtuan Bashkia e Tiranës si pjesë e një projekti të plotë që parashikon ndërtimin e rrugës kryesore të shkollës dhe të disa rrugëve dytësore në atë zonë. Më përfundimin e punimeve këto terrene të standardeve evropiane do të administrohen normalisht nga vetë shkolla dhe jo siç ka pretenduar me një tubim të pashpjegueshëm zoti Vili Minarolli i cili do të përballet në gjykatë me Bashkinë e Tiranës për shpifje të qëllimshme dhe të përsëritura me synim denigrimin e këtij institucioni./tvklan.al