Vinicius Junior është ylli i radhës po kërkohet në Arabinë Saudite sipas lajmeve që raportohen në Spanjë dhe Brazil.
Sipas gazetës AS bëhet fjalë për Al Ahli. Fondi i Investimeve Publike që zotëron disa ekipe në këtë vend është gati t’i japë 200 milion Euro në vit që bashkë me bonuset mund të shkojë deri në 350 milionë.
Një shifër tepër e lartë, por që mund të shkojë akoma më tej nëse paguhet klauzola prej 1 miliardë euro që ka sulmuesi brazilian i Real Madrid.
Klubi madrilen ka përmendur vetëm shumën e lartë që ka si kusht pa shkuar më tej. Gjithsesi burime pranë futbollistit thonë se 24-vjeçari është i lumtur te Real Madrid ku ka një marrëveshje deri në 30 Qershor të 2027.
Arabia Saudite që vitet e fundit ka vendosur për këtë qëllim fonde të pakufizuara po punon për organizimin e Kupës së Botës 2034.
Tv Klan