Petrit Vasili: “Pandemia e virusit të gripit të derrave siç quhet është sot më intensive për hapjen e saj sikur edhe në rajonin e Ballkanit dhe ju e dini që Shqipëria ka izoluar dhe ajo rastin e saj të parë. Përsa i takon raportit organizativ dhe shtetëror me këtë çështje të rëndësishme, ne mbështesim plotësisht gjithë masat të marra nga ana organizative qoftë nga ministria e Shëndetësisë, por edhe nga grupi kryeministror i drejtuar nga kryeministri i vendit. Në pikëpamje konkrete masat kanë qenë të sakta, masat kanë qenë teknike dhe të pranueshme. Megjithatë një intensifikim jo në planin e masave banale, pra vënien e maskave të personelit që shërben nëpër aeroporte etj, por masa konkrete që kanë të bëjnë me marrjen e informacionit sa më të madh lidhur me pasagjerët që hyjnë në Shqipëri në mënyrë të veçantë në rrugë ajrore është shumë, shumë e rëndësishme.”/tvklan.al