Për herë të parë, Rajmonda Bulku prezanton nënën e saj, Arditën në programin “Rudina” në Tv Klan. Kjo është intervista e parë e tyre së bashku që do të ruajë edhe kujtimet e tyre të rrëfyera përmes episodeve.

Pas transmetimit të një inserti përmbledhës për jetën e aktores, nëna e saj u pyet për ndjesitë që i ngjallin arritjet e së bijës. Ajo s’e fsheh krenarinë, teksa tregon se Rajmonda kishte të dhëna që në moshë të hershme.

Ardita Bulku: Kënaqësi. Për mua është një krenari, kënaqësi. Kjo qëkur ishte e vogël jepte ca shenja. Vishte rrobat e mia, por kur dilnim ne ama.

Rajmonda Bulku: Bëja sfilatë.

Ardita Bulku: Kur dilnim ne, unë kam mbajtur gjithmonë këpucë të larta, merrte takat, me fustane, me gjëra.

Rajmonda Bulku: Me rruazat që këputeshin…

Ardita Bulku: Edhe këtu pastaj në Tiranë se ne për fat ikëm shpejt në Gjirokastër, herën e parë. Vjehrra,  kunata më thoshte “ajo vishet e bëhet”, vjehrra ime mbante shall, merrte shallin e saj të zi, e hidhte në kokë dhe jepte ca shenja.

Rajmonda Bulku: Bëja sfilatë në oborr, zbrisja shkallët, është një shtëpi tiranase me oborr, me shkallë. Gjyshja qeshte pafund, thoshte “laraskë” se vishja vetëm rroba të zeza në sfilatat e mia./tvklan.al