Rajmonda Bulku është jo vetëm një nga aktoret më të dashura të kinemasë shqiptare, por edhe nga më të bukurat. Me tiparet e theksuara dhe pamjen që duket sikur s’e humb kurrë freskinë, shumë mund të jenë kureshtarë për të mësuar sekretin e saj të bukurisë.
Nga një foto që ajo ka postuar së fundmi në rrjetet sociale duket se tashmë e ka zbuluar: bukurinë e ka marrë nga Ardita, nëna e saj. Për të mësuar më shumë rreth tyre, lidhjes nënë e bijë dhe për të njohur nga afër nënën e aktores, ato erdhën të dyja në “Rudina” në Tv Klan. Sapo hynë në studio, Rudina Magjistari s’mund të mos evidentonte ngjashmërinë mes tyre.
Rudina Magjistari: Është vërtet një grua shumë e bukur. Tani po e kuptojmë pse Rajmonda është kaq e bukur dhe ka qenë gjithmonë kaq e bukur, me një mama të tillë…
Ardita Bulku: I ngjan babait.
Rudina Magjistari: Ju thoni që i ngjan babait. Po tani ngjyrën e syve nga e ka se edhe ju me ngjyrë i keni?
Ardita Bulku: I kam në gështenjë, por jo, Monda i ka të theksuara nga i ati. Flokët e zeza…
Rudina Magjistari: Megjithatë, këto faqkat e bukura, mollëzat… i ka nga mamaja me ç’shikoj se mamaja i ka të theksuara.
Rajmonda shprehet se kjo është intervista e parë e tyre si nënë e bijë, madje ajo pranoi ende pa e pyetur znj. Ardita por nga ana e saj nuk pati asnjë kundërshtim.
Rajmonda Bulku: Mua kur më thanë vajzat që “mos hezito, do të kesh një kujtim shumë të bukur, do të jetë shumë e bukur për ty, për mamin” etj, thashë okej, kujtim i bukur, po. Pastaj thashë më fal por unë kam thënë një përgjigje “po” për këtë gjë te Rudina, “po”, tha, “pa asnjë problem”, menjëherë “po”.
Rudina Magjistari: Është hera e parë që dilni në një intervistë televizive?
Ardita Bulku: Po./tvklan.al