Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në kuadër të vizitës së tij në Itali ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti gjatë vizitës së tij në Itali.

Berisha u shpreh se në takimin e zhvilluar ata diskutuan për bashkëpunimin miqësor dhe shumëvjeçar midis forcave politike të dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Lideri i demokratëve u shpreh se takimi ishte i hapur dhe miqësor.

“Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti. Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, i informuam miqtë tanë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Takimi ishte i hapur dhe miqësor!”, shkruan Berisha.

Sali Berisha nisi nga Roma turnin e takimeve me emigrantët nën sloganin “Diaspora zgjedh atdheun”./tvklan.al