Në kuadër të operacionit policor të koduar “FOUR” ka rënë në pranga 42-vjeçari me iniciale E.T., banues në Kashar.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ai është autor i katër vjedhjeve, konkretisht:

Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se 42-vjeçari është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve  të ndodhura më parë, konkretisht;

Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin tip “Ford”, në Rrogozhinë.

Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip “Chevrolet Matiz”, në Luz të Madh, Rrogozhinë.

Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip “Renault Tëingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./tvklan.al