Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Myrto Uzuni shënoi golin e parë të sezonit në Secunda Division në Spanjë. Ai u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe në 10 minuta lojë arriti të barazonte golin e parë të Elche.
Në zhvillimin e një goditjeje dënimi, Uzuni i shpëtoi markimit me zgjuarsi dhe realizoi nga fare pranë portës.
Në La Liga, Marash Kumbulla pati 90 minuta lojë për Espanyol teksa skuadra e tij fitoi 3-2 ndaj Alavaes.
Kuqezinjtë e Serie A u dalluan edhe këtë fundjavë. 6.5 nota për Ramadanin dhe Berishën, të dy tek Lecce. Ramadani është shtyllë kryesore për skuadrën e tij, i ashpër por korrekt në ndërhyrje dhe pëlqehet shumë nga trajneri Gotti.
Ndërsa Berisha u konsiderua si supriza e ndeshjes me ndërtim aksionesh, përpjekje për të shënuar.
Në sfidën Monza – Inter, Asllani mbuloi me personalitet rolin e Calhanoglu. Nuk e tepron në pozicionin e tij por nuk është nën nivelin e kërkuar madje tenton të godasë nga jashtë zone.
Berat Gjimshiti u rikthye pas dëmtimit. Në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Fiorentinës, mbrojtësi arriti të gjente mënyrën për të markuar mirë Moise Kean edhe pse sulmuesi është mjaft i fortë fizikisht.
Tv Klan