Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të Vangjeli Kondakçiut. Në vitin 2015, djali i saj u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje. Ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë.

Vangjeli rrëfeu në studio se nusja e saj kishte lindur edhe dy fëmijë të tjerë para vajzës, por ata nuk mundën të jetonin.

Pas vdekjes së djalit, nusja qëndroi së bashku me vajzën në shtëpinë e tyre për 11 muaj. Më pas si pasojë e një problemi që lindi, Vangjeli tregon se me krushkën vendosën që nusja e saj të shkonte në shtëpinë e vet, ndërsa për mbesën të kujdesej ajo.

Mamaja do ta takonte vajzën në fundjavë dhe kjo zgjidhje u vendos sepse nusja e saj kishte probleme të shëndetit mendor.

Vangjeli Kondakçiu: Ne djalin kemi bërë një faj, që e martuam. Ne na e sollën nusen në shtëpi dhe ne kemi faj që e mbajtëm. Nuk është mirë që ta them, se ato kaluan tani. Ata kaluan një jetë të mirë së bashku me neve, derisa ishte djali gjallë, ne kemi shkuar mirë. Edhe një vit mbas djalit, ne nusen e kemi mbajtur në shtëpi dhe nuk kishim ndërmend për hatër të mbesës, që nusja jonë të ikte nga shtëpia. Por për një problem që lindi dhe si rregull çdo njeri do bëjë jetën e vet.

Mirela Milori: Kur u nda djali nga jeta?

Vangjeli Kondakçiu: Në 15 Mars 2015!

Mirela Milori: Vetëm një vajzë pati nga kjo martesë?

Vangjeli Kondakçiu: Vetëm një vajzë. Ka lindur 3, vajza është e treta.

Mirela Milori: Dy të parët?

Vangjeli Kondakçiu: Dy të parët lindën me defekt dhe nuk jetuan.

Mirela Milori: Në çfarë moshe u nda djali nga jeta?

Vangjeli Kondakçiu: 48 vjeç!

Mirela Milori: Vuante nga ndonjë sëmundje apo?

Vangjeli Kondakçiu: Po djali kur ka qenë i vogël ka kaluar një sëmundje, një temperaturë të lartë, por pa u diktuar se çfarë sëmundje. Më vonë në thoshin ka kaluar meningjit, ai kishte një zhurmë në kokë që i pengonte degjimin dhe deri-diku të folurin.

Mirela Milori: Ndodhi ajo që ndodhi! Pas sa kohësh nusja u largua nga shtëpia?

Vangjeli Kondakçiu: Nusja u largua pas 11 muajsh. Në një vit, ata njerëzit e nuses, nuk e di çfarë pakënaqësie patën nuk na erdhën në shtëpi gjatë kësaj periudhe. E megjithatë gjithësecili ka mundësitë dhe aftësitë e veta. Pas 11-muajsh, një ditë vjen krushka në shtëpi dhe më thotë një fjalë që nuk mund të thuhet, padrejtësisht. Unë u preka, ia prisha muhabetin me të mirë, me të mirë duke mos prekur vajzën dhe nusen. E thirra në kafe, fola shtruar, më kërkoi falje.

Mirela Milori: Pa patët një konflikt?

Vangjeli Kondakçiu: Po!

Mirela Milori: E sqaruat apo u ndanë muhabetin?

Vangjeli Kondakçiu: I thashë ke hallin, kam timin, hajde ta rregullojmë bashkë. I thashë t’i do marrësh vajzën unë do të ndihmoj, t’i blej një shtëpi vajzës. 

Mirela Milori: Pra ju propozuat që të blinit një shtëpi për nënën e mbesën?

Vangjeli Kondakçiu: Bashkë me vajzën!

Mirela Milori: E mori?

Vangjeli Kondakçiu: Në 4 Prill i thashë hajde merr nusen, mbushte çuni vitin. Ajo erdhi e mori më përpara dhe unë mendova tani që mos i bier në sy vajzës. Më tha copë që nuk e mbaj dot vajzën, ose do mbaj të ëmën ose do mbaj vajzën, nuk i mbaj dot të dyja. Po i thashë unë, vajzën po i mbaj unë dhe nusja të shtunë dhe të dielë të vijë në shtëpi ose vajza të shtunë të dielë të vijë atje, por vetëm të takohet me nënën. Ashtu e bëmë 6 muaj, vinte nusja, vinte goca ishim në rregull./tvklan.al