Nënkryetari i PDK, Vladimir Beja, e cilëson si lëvizje të diktuar nga dëshpërimi i humbjes në zgjedhje, propozimin e kryetarit Ndoka për të bashkëpunuar me Ramen. Në një intervistë për Televizionin Klan, Beja tregon se e ka kundërshtuar propozimin e kryetarit në mbledhjen e kryesisë, pasi ai e sheh kryesocialistin Rama si shkaktarin kryesor të mospërfaqësimit të PDK-së në parlament.

Vladimir Beja: “Mendoj që në këtë humbjen tonë ka ndikuar rëndë kodi zgjedhor. Kodi është me ato nga 2 partitë e mëdha, po fajtor politik për mosndryshimin e kodit është Edi Rama dhe PS. Unë nuk ë shoh shqetësim të madh që përse u takuan Ndoka-Rama. Unë shoh shqetësimin e prapaskenave apo të veprimeve që mund të bëhen si pasojë e dëshpërimit politik të humbjes së zgjedhjeve. PDK nuk i ka konsumuar të gjitha resurset e saja dmth për të bërë ndryshime të tilla strategjike vijës politike, të programit. Të mbash emrin PDK, të ruash programin e saj, të mbërtetën në doktrinën kristiane tashmë të përcaktuar, të vërtetuar në të gjithë europën dhe të bësh kalime, është njësoj si të kapërcesh ylberin”.

Sipas Bejës PDK duhet të vazhdon të jetë parti e qendrës, ndërsa nuk përjashton dhe idenë e riafrimit me demokratët apo LSI-n.

Vladimir Beja: “Është më e gatshme bashkëpunimi me PD-n sidomos me LSI-në që të vazhdojë aksioni politik në mënyrë të të ndryshoj kodi, ti bëhet presion PS-së apo partisë përtej të majtës dhe të djathtës e Edi Ramës. Ky kod është vrastar”.

Për Bejën afrimi i demokristianëve me Ramën do të prishte imazhin e PDK-së dhe do të ul mbështetjen e saj në elektorat, i cili sipas tij është i madh pavarësisht se kodi elektoral i zgjedhor nga Rama nuk iu dha mundësi atyre të kenë përfaqësim parlamentar./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka