Vladimir Koka : “Quhem Vladimir Koka anëtar i Komisionit Zgjedhor për asamblen e Dhomës së Tregtisë së Tiranës. Duke qënë anëtar komisioni dhe duke ndjekur procesin zgjedhor në vijim në kohët e fundit ka pasur disa testime nga biznesmen dhe un jam interesuar te shikoja se si do të ecte me rregulla procesi zgjedhor. Por për fat të keq mora vesh se në 9 e gjysëm shumë trregtarë kishin vajtur tek Dhoma e Trregtisë dhe kishin marrë një listë të diktuar, mund të themë me urdhër për të votuar për presidentin dhe asamblenë, për një listë që unë e kam në dorë dhe më erdhi në dorë kur fillojë votimi. Fola dhe me komisionin por ata pretenduan sepse duhet të shikonin vetëm procedurën se si merrej fleta e votimit dhe si votohej, për sa i përket listave ata nuk mbanin përgjegjësi. Mu duk e padrejtë sepse vërtetë u votua me një listë të diktuar, me një president, domethëne pa kandidat dhe mu kujtuan vitet e shkuara, në kohën e lashtë duhet thënë, se tashmë është harruar, që dilte 99.9%, edhe sot zgjedhjet e Dhomës së Trregtisë në bazë të listës që u diktua dolen 100 % e asaj liste, nëse doni unë e kam listën. Doja ta jepja këtë intervistë duke patur dhe detyrën dhe moralin tim duke qënë kryetari i pundhënësve të Tiranës dhe përgjegjsinë time përpara kolegëve të mi, biznesmenëve, për ti thënë se janë shkelur rregullat, ligji, loja për tu zgjedhur. Ju faleminderit”./tvklan.al