Dusan Vlahovic nuk po kalon një moment të mirë. Gjesti i bërë pas zëvendësimit ndaj Monza-s, konfirmon momentin e tensionuar që po kalon lojtari.

Paraqitjet e fundit kanë qenë larg pritshmërive dhe kjo ka bërë që mes tifozëve dhe lojtarit të shpërthejnë pakënaqësitë.

Pas zëvendësimit ndaj Monaz-s, serbi u shfaq i mërzitur ndërsa këtë nuk e fshehu as para kamerave.

Megjithatë në mbrojtje të lojtarit doli trajnerit Thiago Motta, i cili në prononcimin pas ndeshjes, deklaroi se ishte i kënaqur me ndeshjen e sulmuesit.

E ardhmja e Vlahovic te Juventusi nuk është e sigurt dhe situatat e krijuara së fundmi, mund të sjellin një ndarje të hershme mes palëve. /tvklan.al