Shkodranët: Matematika nuk na lejon të flasim për titullin
Vllaznia po ecën mirë në këtë sezon, duke kthyer shpresat për një titull kampion që mungon prej vitit 2001. Armando Cungu, i cili ka drejtuar shumë ekipe në Superligë përfshi skuadrën shkodrane thotë se pavarësisht diferencës me ndjekësit duhet kujdes.
“Momentalisht është në një gjendje komode, por siç thatë është edhe gjysma e kampionatit gjithçka mund të ndodhë. 9 pikë do të thotë shumë, por nuk do të thotë asgjë nëse nuk do të jenë të kujdesshëm”, tha ai.
Cungu, i cili këtë fillim sezoni drejtonte Laçin, mendon se skuadra kurbinase dhe Partizani janë kundërshtarët më të fortë të Vllaznisë.
“Unë shikoj që Laçi një ekip që ka një kontigjent të mirë lojtarësh dhe Partizani me përforcimet që ka bërë mund të kërcënojnë Vllazninë për titullin kampion”.
Vllaznia do të presë Laçin në “Loro Boriçi”, ekipi që ka marrë më shumë pikë pas skuadrës kryesuese për 2021.
Tv Klan